Lidhje

Revista Forbes publikon listën e 400 amerikanëve më të pasur


Revista Forbes publikon listën e 400 amerikanëve më të pasur
Revista Forbes publikon listën e 400 amerikanëve më të pasur

Njerëzit më të pasur në Amerikë nuk po i ndjejnë shumë ndikimet negative të rimëkëmbjes së ngadalshme ekonomike të vendit.

Revista Forbes ka botuar listën e 400 amerikanëve më të pasur dhe thotë se pasuria e tyre është rritur për 8 përqind nga viti i kaluar dhe arrin gjithsej në 1,37 miliard dollarë.

Bashkëthemeluesi i kompanisë Microsoft, Bill Gates, i prin listës me pasuri në vlerë prej 54 miliard dollarësh, i pasuar nga financieri dhe investitori i famshëm Warren Buffett me 45 miliard.

Nga të tjerët që janë radhitur ndër dhjetë më të suksesshmit, janë edhe trashëgimtarët e rrjetit të supermarketeve Wal-Mart dhe kryebashkiaku i Nju Jorkut, Michael Bloomberg.

Ndërkaq, bashkëthemeluesi i rrjetit Facebook, Mark Zuckerberg është ngjitur në pozitën e 35-të, pasi dyfishoi pasurinë që tani kap shumën 7 miliard dollarë.

Forbes thotë se përfaqësuesit e sektorëve të financave, investimeve dhe pasurive të patundshme mbizotërojnë listën, duke zënë gjithsej 140 vende.

Të tre sektorët kanë hasur në vështirësi gjatë rimëkëmbjes së pabarabartë të ekonomisë.

XS
SM
MD
LG