Lidhje

Presidenti rus mbron sistemin aktual politik në vendin e tij


Presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev, ka mbrojtur sistemin aktual politik në vendin e tij, duke thënë se çdo hap për të vendosur një demokraci parlamentare do të ishte “katastrofike” për Rusinë.

Në një fjalim që mbajti në një takim me udhëheqësit politikë në qytetin Jarosllav dje, zoti Medvedev këmbënguli se çdo reformë politike në Rusi duke të jetë graduale. Ai hodhi poshtë komentet se gjatë periudhës së tij në pushtet, Rusia është shmangur nga rruga demokratike e udhëheqjes.

Presidenti Medvedev parashikoi se nëse sistemi politik në Moskë do të ndryshonte, Rusia do të kishte probleme të ngjashme me ato të Kirgistanit.

Përkrahësit e zotit Medvedev e shikojnë atë si një udhëheqës që mund ta modernizojë Rusinë dhe të ndërmarrë reforma të mëdha politike. Por kritikët thonë se ai nuk ka qënë në gjendje të luftojë korrupsionin dhe të zbutë kontrollin shtetëror, por në fakt ka shtypur në mënyrë të përsëritur opozitën politike.

XS
SM
MD
LG