Lidhje

Presidenti rus Medvedev heq nga puna kryetarin e bashkisë së Moskës

  • Zëri Amerikës

Presidenti rus Medvedev heq nga puna kryetarin e bashkisë së Moskës

Presidenti rus Medvedev heq nga puna kryetarin e bashkisë së Moskës

Presidenti rus hoqi nga puna kryetarin e bashkisë së Moskës Juri Luzhkov, një nga anëtarët e fuqishëm të partisë në pushtet, i cili nuk ka pranuar të japë dorëheqjen pas trysnisë së Kremlinit.

Presidenti Dimitri Medvedev nënshkroi një dekret sot për të hequr nga puna 74-vjeçarin Luzhkov, i cili ka mbajtur postin e kryetarit të bashkisë në qytetin më të madh rus që nga viti 1992. Urdhëri thoshte se zoti Luzhkov kishte humbur besimin e presidentit të Federatës Ruse.

Me heqjen e politikanit të njohur, zoti Medvedev po fuqizon pozitën e tij politike për zgjedhjet parlamentare të 2011-ës dhe ato presidenciale të 2012-ës.

Zëvendësi i zotit Luzhkov, Vladimir Resin, është emëruar si kryetar bashkie në detyrë.

Kryetari i bashkisë dhe gruaja e tij miliardere, Jelena Baturina, janë sulmuar disa herë gjatë javëve të fundit në programet televizive të kontrolluara nga Kremlini.

Zoti Luzhkov është kritikuar gjithashtu se ka qëndruar në pushim në muajin gusht, ndërkohë që 10 milion banorët e Moskës përballeshin me javë të tëra tymi që vinte nga zjarri në pyjet jashtë qytetit.

XS
SM
MD
LG