Lidhje

Berisha: Në fundjavë tryeza e partive politike për reformën zgjedhore

  • Armand Mero

Berisha: Në fundjavë tryeza e partive politike për reformën zgjedhore

Berisha: Në fundjavë tryeza e partive politike për reformën zgjedhore

Në Shqipëri kryeministri Sali Berisha njoftoi sot se do të thërrasë në fundjavë tryezën e partive politike për të nisur punën me reformën zgjedhore. Ai tha se nuk mund të pritet më pasi opozita ka refuzuar ofertën që të mund të përgatiste vetë ndryshimet e nevojshme. Megjithatë reforma nuk mund të kalojë në parlament pa votat e opozitës e cila këmbëngul se në fillim duhet të zbardhet e vërteta e zgjedhjeve të kaluara të qershorit 2009. Opozita nga ana e saj këmbëngul se është gati të ulet sapo shumica sipas saj t’i hapë rrugë transparencës.

XS
SM
MD
LG