Lidhje

Kosovë: Eulex-i, kontrolle në komunën e Skënderajt


Zyrtarë të Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, thanë se kanë bastisur sot zyrat e komunës së Skenderajt në Kosovën qendrore dhe katër shtëpi private në kuadër të hetimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare, mashtrim në detyrë dhe ushtrim të ndikimit.

Në një njoftim të këtij misioni thuhet se hetimet që po zhvillohen nga Prokuroria e Posaçme e Kosovës kanë të bëjnë me tetë persona, përfshirë edhe kryetarin e komunës së Skenderajt dhe anëtarët e Komisionit për ndarjen e banesave sociale në komunën e Skenderajt.

Kryetari i kësaj komune Sami Lushtaku, që vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës i ka cilësuar të pabaza dyshimet e ngritura nga EULEX-i e që kanë të bëjnë me keqpërdorime gjatë ndarjes së banesave për rastet sociale në këtë komunë.

XS
SM
MD
LG