Lidhje

Kosovë: Sejdiu i dorëzon presidencën kryetarit të parlamentit


Kosovë: Sejdiu i dorëzon presidencën kryetarit të parlamentit

Kosovë: Sejdiu i dorëzon presidencën kryetarit të parlamentit

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i cili dje dha dorëheqje nga ky post, i dorëzoi sot detyrën kryetarit të Parlamentit të Kosovës Jakup Krasniqi, i cili sipas Kushtetutës, ushtron detyrën e Presidentit të vendit, deri në zgjedhjen e presidentit të ri.

Dorëheqja e presidentit Sejdiu pasoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila vlerësoi se ai ka shkelur seriozisht Kushtetutën, duke mbajtur dy poste, atë të presidentit të Kosovës dhe të kryetarit të partisë Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kryetari i Parlamentit Jakup Krasniqi, në cilësinë e ushtruesit të detyrës së Presidentit të Kosovës, ka filluar sot takimet me drejtuesit e partive parlamentare për të debatuar zhvillimet politike në vend, pas dorëheqjes së presidentit Sejdiu.

Zoti Krasniqi mund të ushtrojë postin e të parit të vendit në një periudhë jo më shumë se gjashtë muaj dhe ndërkohë partitë politike duhet të merren vesh për presidentin e ri, ose në rast të mosmarrëveshjes, atëherë vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Autoritetet në Kosovë thonë se nuk ka krizë institucionale dhe se zhvillimet aktuale janë të parashikuara në kushtetutë dhe do të zgjidhen në bazë të saj.

XS
SM
MD
LG