Lidhje

Tadiç: Rrëzimi i Millosheviçit ishte fillimi i demokracisë në Serbi

  • Zëri Amerikës

Tadiç: Rrëzimi i Millosheviçit ishte fillimi i demokracisë në Serbi

Tadiç: Rrëzimi i Millosheviçit ishte fillimi i demokracisë në Serbi

Presidenti serb Boris Tadiç tha se kryengritja e tetorit të vitit 2000, që çoi në rrëzimin nga pushteti të Sllobodan Milosheviçit, shënoi momentin kur demokracia filloi të hidhte rrënjë në vendin e tij.

Presidenti Tadiç i bëri këto komente sot në Beograd në një konferencë shtypi me rastin e 10 vjetorit të rrëzimit të Millosheviçit. Ai tha se Serbia ka shënuar arritje të mëdha që prej atëhere, duke përfshirë edhe hapat drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Zoti Tadiç tha se shpreson që bisedimet e anëtarësimit në BE të fillojnë para fundit të vitit 2012.

Serbia aplikoi për anëtarësim vitin e kaluar. Një pengesë ka qënë dështimi i Beogradit për të arrestuar Ratko Mlladiçin, i akuzuar për krime lufte gjatë luftërave në ish Jugosllavi në vitet 1990.

Mendohet që Mladiçi të qëndrojë i fshehur në Serbi ose në Bosnje-Herzegovinë.

XS
SM
MD
LG