Lidhje

Britania i kërkon Serbisë të zbusë qëndrimin ndaj pavarësisë së Kosovës


Britania i kërkon Serbisë të zbusë qëndrimin ndaj pavarësisë së Kosovës
Britania i kërkon Serbisë të zbusë qëndrimin ndaj pavarësisë së Kosovës

Sekretari i Jashtëm britanik, Uilliam Hague ndodhet në Beograd për t’i kërkuar qeverisë serbe që të zbusë qëndrimin e saj kundër pavarësisë së Kosovës.

Zoti Hague pritet t’u kërkojë autoriteteve serbe që të heqin dorë nga plani i tyre për ta paraqitur çështjen e Kosovës para Kombeve të Bashkuara.

Beogradi i ka kërkuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të shprehet kundër shpalljes së pavarësisë në mënyrë të njëanshme nga ana e Kosovës në vitin 2008 dhe të kërkojë bisedime të tjera rreth statusit të Kosovës.

Britania, Shtetet e Bashkuara dhe 67 vende të tjera e kanë njohur shtetin e Kosovës, madje kanë paralajmëruar Beogradin që të ndalë përpjekjet për të dëmtuar marrëdhëniet e Kosovës me vende të tjera.

XS
SM
MD
LG