Lidhje

Afganistan: Vritet zëvendës guvernatori i provincës së Kandaharit jugor


Afganistan: Vritet zëvendës guvernatori i provincës së Kandaharit jugor
Afganistan: Vritet zëvendës guvernatori i provincës së Kandaharit jugor

Zyrtarët afganë thonë se nga një sulm vetëvrasës ka gjetur vdekjen zëvendës-guvernatori i provincës së Kandaharit jugor.
Autoritetet thonë se autori i sulmit, i cili po ngiste një motoçikletë, sulmoi makinën e zëvendës-guvernatorit Abdul Latif Ashna.
Zyrtarët thonë se të paktën tre persona u plagosën në sulmin e kryer në qytetin e Kandaharit, që konsiderohet si qendra shpirtërore e talebanëve.
Dje, nga një sulm vetëvrarës u vranë nëntë vetë në Kabul në një supermarket që frekuentohej nga të huajt.
Përgjegjësinë për sulmin e morën talebanët.

XS
SM
MD
LG