Lidhje

Afganistan: Nga shpërthimi i një bombe vriten të paktën 15 vetë


Afganistan: Nga shpërthimi i një bombe vriten të paktën 15 vetë

Afganistan: Nga shpërthimi i një bombe vriten të paktën 15 vetë

Zyrtarët në Afganistan thonë se shpërthimi i një bombe në anë të rrugës vrau të paktën 15 civilë në pjesën jugore të vendit.
Autoritetet thanë sot herët në mëngjes se shpërthimi ndodhi të premten në distriktin Khanshen të provincës Helmand.
Askush nuk e ka marrë përgjegjësin për sulmin. Zyrtarët e provincës fajësuan talibanët për këtë sulm.
Ndërkohë, sot një shpërthim i fuqushëm u krye jashtë bazës së policisë në Kandahar në jug të Afganistanit, duke plagosur katër policë dhe dy civilë.
Në provincën Kunduz në veri të Afganistanit, zyrtarët thanë se një person kreu sulm vetëvrasës me një makinë policie të mbushur me eksplozivë. Autori i sulmit hodhi veten në erë duke shkaktuar plagosjen e pesë ushtarëve dhe disa civilëve.

XS
SM
MD
LG