Lidhje

Klinton: SHBA nuk do të jenë pasive në bisedimet e paqes në Lindjen e Mesme


Klinton: SHBA nuk do të jenë pasive në bisedimet e paqes në Lindjen e Mesme

Klinton: SHBA nuk do të jenë pasive në bisedimet e paqes në Lindjen e Mesme

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Clinton, tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të qëndrojnë më pasive në bisedimet e paqes në Lindjen e Mesme, por do t’i nxisin të dyja palët të bien dakord pa vonesë për çështjet kryesore.
Në një fjalim të mbajtur dje në një seminar të organizuar nga Instituti për politika në Lindjen e Mesme këtu në Uashington, zonja Klinton u bëri thirrje udhëheqësve izraelitë dhe palestinezë të zgjidhin pengesat e ndryshme që kanë çuar në bllokimin e negociatave për një zgjidhje me ekzistencën e dy shteteve. Kryediplomatja amerikane tha se është e rëndësishme për të dyja palët të bëjnë kompromise për të arritur një marrëveshje.
Disa orë para fjalimit, zonja Klinton u takua me kryenegociatorin palestinez, Saeb Erekat, dhe me ministrin izraelit të Mbrojtjes Ehud Barak.
Zonja Klinton i bëri komentet vetëm dy ditë pasi administrata e presidentit Obama hoqi dorë nga përpjekjet për ta bindur Izraelin të ngrijë ndërtimet në vendbanimet hebraike në Bregun Përëndimor. Ky vendim praktikisht shënon përfundimin e bisedimeve tre mujore të drejtpërdrejta të paqes.

XS
SM
MD
LG