Lidhje

Dy filma të rinj dokumentarë flasin për përpjekjet e njerëzve për demokraci

  • Penelopi Paulou

Dy filma të rinj dokumentarë flasin për përpjekjet e njerëzve për demokraci

Dy filma të rinj dokumentarë flasin për përpjekjet e njerëzve për demokraci

Dy filma dokumentarë, premierat e cilëve u shfaqën kohët e fundit në Festivalin Sundance në Park City, të Utah-s flasin mbi përpjekjet e njerëzve për të fituar të drejtat e tyre. Këta filma ofrojnë një tabllo unike për shoqëri të ndryshme. Sot do t’ju njohim me dy prej tyre, i pari na njeh me përpjekjet për demokraci në një shtet afrikan, në Ganë dhe i dyti me luftën për të drejtat civile të zezakëve në Shtetet e Bashkuara në vitet 60 dhe 70. Dokumentarët pritet të shfaqen në kinema në vende të ndryshme të botës gjatë këtij viti:

Filmi dokumentar “An Afrikan election” “Zgjedhje afrikane”, me producent Xhareth Merx, e merr temën nga zgjedhjet presidenciale të vitit 2008 në Ganë. Në film përshkruhen 3 muaj nga jeta e kandidatëve të dy partive kryesore politike dhe lufta e tyre për pushtet. Këto zgjedhje janë tepër të rendësishme për popullin e Ganës. Shumë njerëz vuajnë nga varfëria e madhe dhe shpresojnë që kandidati i tyre do t’ia ndryshojë jetën, si ky fermer ganez:

"Shpresojmë që vendi të bëhet më mire dhe që të gjithë të kenë mundësinë të kenë ushqim, arsim dhe kujdes shëndetësor.”

Në zgjedhjet e Ganës pati një pjesëmarrje massive.

“Ganezët nuk e tregojnë se për cilin kandidat do votojnë, sipas tyre vota është sekrete”.

Rezultati i zgjedhjeve ishte i debatueshëm. Pati akuza për vjedhjen e votave dhe kjo nxiti zemërimin e njerëzve, që kërcënuan për protesta.

Ushtria ishte në gjendje gadishmërie për ta shtypur kryengritjen popullore. Për një farë kohe askush nuk e dinte se ç’do të ndodhte.


“Kishte njerëz që qëllonin me armë zjarri…”

Por ganezët qëndruan të qetë dhe rregulli nuk u prish. Producenti Merx thotë se dokumentari për zgjedhjet në Ganë tregon se demokracia është e fortë kur elektorati është i tillë dhe se demokracia mbizotëron kur ajo respektohet nga njerëzit.

Në filmin dokumnetar “The Black Power Mixtape 1967-1975” producenti suedez Goran Olsson paraqet lëvizjen e zezakëve “ the black power movement” në Amerikë nga këndvështrimi i një suedezi. Ai shfrytëzon pamjet filmike nga arkivat e reporterëve suedezë, të cilët filmuan afrikano-amerikanë në vitet 60-70.

Duke folur në Stokholm, Stokely Carmichael, një aktivist i lëvizjes “black power”, kritikon Dr. Martin Luter Kingun për teorinë e tij që zezakët t’i fitojnë të drejtat jo perms dhunës por përmes integrimit në shoqërinë amerikane.

“Ai besonte në teorinë e rreme se që të funksionojë ideja e mos përdorimit të dhunës, kundërshtari duhte të ketë ndërgjegje. Por kjo nuk funksionon në SHBA.”

Afrikano-amerikanja Angela Davis, e akuzuar si bashkëpunëtore në vrasje, që në atë kohë ishte radikale, flet në film me një gazetar suedez. Ajo flet nga burgu për racizimin dhe për të ngritur grushtin kundër shtypjes sociale.

Ju më pyesni, në se unë jam dakord me dhunën? Kjo nuk ka fare kuptim. Më pyesni në se duhen përdorur armët? Unë jam nga Birmingami i Alabamës. Disa nga miqtë më të mirë m’u vranë nga bombat e vendosura nga racistët”.

Producenti Olson thotë se gazetarëve të huaj ju dha mundësia në ato vite për t’u takuar me këta aktivistë.

“Kur vjen nga larg dhe hyn në disa komunitete mund të bësh pyetje të pakuptimta dhe naive e megjithatë, mund të marrësh përgjigje shumë të mira, sepse këta njerëz e kuptojnë se ne suedezët nuk i kuptojmë dot të gjitha gjërat. Duhet të tregohemi zemërgjerë me ta, të japim shpjegime”.

Olson thotë se filmi i tij mbetet aktual edhe sot.

“Mendoj se nga Lëvizja the Black Power Movement mësojmë se njerëzit kanë të drejta dhe nuk duhet të presin duarkryq që dikush tjetër t’ua japë ato.”

Kjo, thotë producenti Goran Olson, lidhet sot direkt me gjendjen e grupeve të ndryshme etnike, pakicave, apo me dallimet gjinore që ekzistojnë në shoqërinë njerëzore.

XS
SM
MD
LG