Lidhje

Kosovë: EULEX-i akuzon dy shqiptarë për krime lufte


Kosovë: EULEX-i akuzon dy shqiptarë për krime lufte

Kosovë: EULEX-i akuzon dy shqiptarë për krime lufte

Prokurorët e Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, kanë hartuar akuza për krime lufte ndaj dy pjesëtarëve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në akuzën të cilën agjencia e lajmeve AFP pretendon se e ka parë, Sabit Geci dhe Riza Aliaj akuzohen për “krime lufte kundër popullatës civile”, të kryera në dy kampe të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Shqipëri. Në aktakuzë, thuhet se “kampet në Kukës dhe Cahan, të ngritura nga kryengritësit shqiptarë kanë shërbyer për logjistikë e trajnime, ndërsa dy të akuzuarit, burgosnin banorët e Kosovës, të cilët iknin nga konflikti,ishin të dyshuar për bashkëpunim me regjimin e atëhershëm serb, ose kishin “pikëpamje politike që ndryshonin me ato të Ushtrisë Çlirimtare”.

Sipas akuzës së hartuar nga prokurori amerikan Robert Dean, dy të akuzuarit “kanë qenë drejtpërdrejtë të përfshirë në keqtrajtimin e personave që mbaheshin në këto kampe nga fundi i marsit ose fillimi i prillit deri në qershor të vitit 1999”.

Civilët “janë keqtrajtuar fizikisht, janë mbajtur në vende të pista dhe kushte të rënda për shëndetin. Ata ishin privuar nga ushqimi, uji dhe trajtimi mjekësor”, thuhet në aktakuzë. Prokurorët e EULEX-it, i kanë thënë agjencisë se kanë siguruar dëshmitë e rreth 20 të burgosurve.

Aktakuza ndodhë në një periudhë kur Kosova po përballet me raportin e të dërguarit të Këshillit të Evropës Dick Marty, i cili ngre pretendime për përfshirjen e ish drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në veprimtari të paligjshme përfshirë edhe trafikimin e organeve njerëzore.

Raporti i cili nxiti reagime me zemërim në Kosovë, përmend Sabit Gecin si të dyshuar për vrasjen e një civili në Kukës, që fillimisht është rrahur dhe më pas është qëlluar për vdekje.

XS
SM
MD
LG