Lidhje

Shqipëri: Përkeqësohet situata e përmbytjes në Shkodër

  • Pëllumb Sulo

Shqipëri: Përkeqësohet situata e përmbytjes në Shkodër

Shqipëri: Përkeqësohet situata e përmbytjes në Shkodër

Gjatë ditës së sotme është përkeqësuar situata në zonat e permbytura të Shkodrës. Tashme nën ujë gjenden më shumë se 14 mijë hektarë tokë bujqësore, disa mijëra banesa dhe biznese private, ndërkohë që numri i të evakuuarve ka arritur në më shumë se 12 mijë persona. Vetëm nga 6 lagjet e përmbytura të qytetit të Shkodrës janë evakuuar deri tani rreth 6 mijë persona. Për momentin, vëmendja e autoriteteve të emergjencave civile është përqëndruar në evakuumin e personave të mbetur brenda zonës së përmbytjes si dhe në furnizimin me ujë dhe ushqime.

XS
SM
MD
LG