Lidhje

Irani thotë se ka aftësi për prodhimin e karburantit bërthamor


Irani thotë se ka aftësi për prodhimin e karburantit bërthamor

Irani thotë se ka aftësi për prodhimin e karburantit bërthamor

Kreu i programit iranian për energjinë bërthamore thotë se vendi i tij mund të prodhojë tani shufra dhe pllaka bërthamore që përdoren në centrale bërthamore.
Ali Akbar Salehi tha në një intervistë të botuar sot nga media iraniane, se Teherani ka ndërtuar në qytetin Isfahan një central të aftë për të prodhuar karburant bërthamor.
Ai tha se politikat perëndimore kundrejt Teheranit kanë ndikuar për të përshpejtuar arritjet bërthamore të Iranit. Raporti nuk jepte hollësi të tjera.
Njoftimet e fundit mund të ndërlikojnë përpjekjet për të negociuar shkëmbime të karburantit bërthamor për Iranin. Kjo marrëveshje, që u propozua fillimisht nga Kombet e Bashkuara më se një vit më parë, parashikonte që Irani do të dërgonte uranium jashtë vendit për të prodhuar shufra bërthamore, të cilat më pas do të ktheheshin në Iran për t’u përdorur në reaktorin kërkimor.

XS
SM
MD
LG