Lidhje

“Parajsë brenda xhamit”, një libër kushtuar kopështit personal


“Parajsë brenda xhamit”, një libër kushtuar kopështit personal
“Parajsë brenda xhamit”, një libër kushtuar kopështit personal

Autorja e një libri shkencor, Ruth Kassinger përshkruan historinë e konservimit të bimëve në librin e saj “Paradise under Glass”, “Parajsë nën xham”. Ajo e mori idenë për librin nga kopshti botanik në miniaturë që krijoi në shtëpinë e saj:

Një vizitë e rastësishme në Kopështin Botanik Kombëtar pranë Kapitolit në Washington, i ndryshoi jetën Ruth Kasingerit.

“Hyra në dyert prej xhami dhe u gjenda në mes të gjelbërimit, në një kopësht që i ngjante një xhungle, ku bën ngrohtë dhe ka lagështirë, shëtita nëpër të dhe u mahnita se sa i bukur dhe plot jetë ishte ai vend

Pas betejës me kancerin e gjirit dhe pas vdekjes së parakohëshme të së motrës, Ruth kërkoi të gjente qetësi shpirtërore në shtëpinë e saj në periferi të Merilendit. Por ajo thotë se në fillim pati mjaft pengesa.

“Nuk kisha patur ndonjë passion të veçantë për kopshtarinë, në të vërtetë nuk më pëlqente fare…”

Ajo gjeti një zgjidhje: do të rriste lule brenda, nëpër vazo. E prishi oborrin e prapëm të shtëpisë dhe e ktheu atë në një dhomë të veçantë, ku hyhej me dyer rrëshqitëse prej xhami. Ajo mbolli në kopështin e saj pemë portokalli, limoni dhe një qitro të pazakontë, të verdhë, me disa zgjatime si tentakula, të quajtur “Dora e Budës”.

Më pëlqen ideja që të kem pemë që prodhojnë fruta, por që janë edhe të bukura…”

Ruth Kasinger ka mbjellë në kopështin e saj lloje të ndryshme lulesh dhe pemësh, me ngjyra dhe forma nga më të ndryshmet, mes tyre edhe fruta tropikale…

Është e lehtë të kujdesesh për një kopësht vertikal, ku lulet i vadit më lehtë përmes një pompe. Lulet zvaranike rriten shumë thjesht, edhe kur ato mbillen në vend të dheut, mbi disa shtresa bari sintetik.

“Bimët ujiten 4 herë në ditë automatikisht, diçka e shkëlqyer për një kopështare dembele si unë, që nuk u bëj ndonjë shpërbim të veçantë, me përjashtim të një here në javë, kur i ujis dhe i hedh pleh…”

Ruth thotë se kopështi i saj është rritur së tepërmi. Fillimisht ajo kujtonte se duhet të kujdesej që bimët të mos prisheshin, por më vonë kopështi mori një formë dhe përmasa që ajo nuk i kishte parashikuar.

“Pasi ndërtuam kopështin-serë ne e vendosëm tavolinën e kuzhinës atje dhe tani hamë atje. Kopështi im i Idenit më mësoi se gëzimi i jetës nuk mund të shijohet pa familjen dhe miqtë.”

Sot, vajza e saj Alice po pin çaj me Ruthin në kopështin e saj-një parajsë e vërtetë.

Në librin e saj “Parajsë brenda xhamit”, Ruth Kassinger shkruan se parajsa e vërtetë nuk është një vend i qetë, i izoluar, por një vend me diell, ku gjen gjithmonë diçka të re.

Ajo thotë se “Kopështi i Idenit”, i kujton çdo ditë se ajo mund të jetojë me humbjet e jetës, qofshin ato të mëdha, apo të vogla…

XS
SM
MD
LG