Lidhje

Presidenti Obama paralajmëron Gadafin të ndalë sulmet kundër civilëve

  • Meredith Bjuëll

Presidenti Obama paralajmëron Gadafin të ndalë sulmet kundër civilëve

Presidenti Obama paralajmëron Gadafin të ndalë sulmet kundër civilëve

Presidenti Barak Obama e paralajmëroi udhëheqësin libian Moamar Gadafi se forcat e tij duhet të ndalin sulmet kundër civilëve, ose përndryshe, do të përballen me veprime ushtarake. Këto komente Presidenti i bëri, pasi Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, autorizoi vendosjen e zonës së ndalim fluturimit dhe sulmet ushtarake kundër forcave qeveritare.

Vendet e NATOs kanë filluar lëvizjen e avionëve dhe mjeteve të tjera ushtarake pranë Libisë, për të vënë në zbatim rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që autorizoi vendosjen e zonës së ndalim fluturimit dhe sulmet ushtarake kundër forcave qeveritare.Trupat besnike të Moamar Gadafit ushtruan shtypje brutale ndaj rebelëve, që kërkojnë t’i japin fund sundimit 40 vjeçar të Gadafit.


“Nëse nuk vëzhgohet, ne besojmë se Gadafi do të kryejë krime kundër popullit të tij. Mijëra njerëz do vriteshin. Një krizë humanitare do të fillonte. Gjithë rajoni mund të destabilizohet, duke rrezikuar vendet aleate dhe partnerët tanë”, - tha
Presidenti Obama

Presidenti Obama tha se trupat e Gadafit duhet t’i ndalin sulmet kundër civilëve, të ndalin veprimet ushtarake në Bengaz dhe qytete tjera dhe të lejojë ndihmat humanitare për popullsinë civile.

“Këto kushte nuk janë të pa negociueshme. Nëse Gadafi nuk respekton rezolutën e OKB-së, komuniteti ndërkombëtar do ta zbatojë rezolutën përmes veprimeve ushtarake.”

Presidenti Obama nuk e përmendi ofertën e zotit Gadafi për armëpushim.

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton u shpreh me skepticizëm mbi armëpushimin.

“Së pari duhen marr masa urgjente për ndalimin e dhunës, dhe ne duhet të shohim vendime të qarta të cilat duhet të zbatohen nga forcat e Gadafit për largimin e tyre nga pjesa lindore e vendit, ku ata po kryejnë një fushatë kundër opozitës.”

Sekretarja Klinton tha se vendosja e zonës së ndalim fluturimit mbi Libi përfshin bombardimin e raketave kundër-ajrore dhe radarëve. Ajo tha se Muamar Gadafi ka humbur legjitimitetin dhe duhet ta dorëzojë pushtetin.

“Ne besojmë se rezultati përfundimtar i negociatave duhet të jetë vendimi i kolonel Gadafit për t’u larguar. Por, kjo duhet bërë gradualisht”.

Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin ndërhyrje ushtarake me trupa tokësore, por marina amerikane tani ka vendosur një numër armatimesh pranë brigjeve të Libisë. Vendosja e zonës së ndalim fluturimit mbi Libi mbështetet nga Lidhja Arabe dhe zyrtarët amerikanë thonë se qeveritë e vendeve arabe duhet të luajnë rol qëndror në veprimet ushtarake kundër Libisë.

XS
SM
MD
LG