Lidhje

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton viziton vendet e Gjirit Persik


Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton viziton vendet e Gjirit Persik
Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton viziton vendet e Gjirit Persik

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton shkon sot në Gjirin Persik për të biseduar mbi programin bërthamor të Iranit dhe nevojën për të mbështetur qeverinë e re të Irakut.
Në këtë udhëtim gjashtë ditor sekretarja Klinton do të vizitojë Emiratet e Bashkuara Arabe, Omanin dhe Katarin. Zyrtarët e Departamentit të Shtetit thanë dje se Sekretarja Clinton do t’i njoftojë udhëheqësit e Gjirit Persik mbi raundin tjetër të bisedimeve për çështjen e programit bërthamor me Iranin, që priten të zhvillohen me 20 janar në Stamboll. Ata thanë se sekretarja Klinton do të diskutojë mbi mënyrat për të ndihmuar vendet e Gjirit Persik në respektimin më të mirë të sanksioneve të Kombeve të Bashkuara kundër Iranit.
Në lidhje me Irakun, zyrtarët e Departamentit të Shtetit thanë se Uashingtoni do të “shprehë mbështetjen për qeverinë e Bagdatit.” Ata thanë se Shtetet e Bashkuara do të inkurajojnë vendet e rajonit të hapin ambasadat në Bagdat, nëse nuk e kanë bërë një gjë të tillë deri tani.

XS
SM
MD
LG