Lidhje

Filmi “Lulja e Shkretëtirës” mbi jetën e supermodeles somaleze Uaris Diri


Filmi “Lulja e Shkretëtirës” mbi jetën e supermodeles somaleze Uaris Diri
Filmi “Lulja e Shkretëtirës” mbi jetën e supermodeles somaleze Uaris Diri

Jeta e ish supermodeles Waris Dirie, e lindur në vitin 1965 në një zonë endacakësh në Somali, është kaq e pazakontë, sa ngjan më shumë si një skenar filmi. Në moshçën 6 vjeçare, ajo ishte bareshë, që kujdesej për bagëtitë e familjes dhe në moshën 13 vjeçare, kur i ati i saj do t’a martonte për para, ajo iku nga shtëpia. Ky është fillimi i filmit “Lulja e Shkretëtirës”, i cili po shfaqet këtë muaj në kinematë amerikane.

Një tjetër top modele e lindur në Etiopi me emrin Liya Kebede, interpreton Waris Dirie në filmin “Lulja e shkretëtirës”.

Filmi është bazuar në autobiografinë e Dirie-s dhe tregon një jetë ekstremesh, duke nisur nga fëmijëria e saj në Somali dhe përpjekjet për fillimin e karrierës në Londër.

Ky është rroli i parëi rëndësishëm për Kebede-n.

“Kur interprton jetën e dikujt, që ende jeton, është sfidë dhe përgjegjësi e madhe. Unë isha shumë e friksuar për këtë rol”.

Si një fëmijë në kulturën nomade, ku praktikohet gjymtimi i organeve femërore, Warid Dirie nuk njihte mundësi tjetër.

Por kur i ati u përpoq t’a martonte atë me një burrë të moshuar kur ishte vetëm 13 vjeçe, ajo iku. Dirie udhëtoi me ditë të tëra në shkretëtirë, e më pas kërkonte kushërinjtë e saj në Mogadishu, duke u përballur me rreziqe natyrore dhe njerëzore.

“Kurrë mos harro se nga vjen” e këshillonte gjyshja e saj, teksa Waris përgatitej të ikte në Londër. Ajo do të punonte si shërbyese në ambasadën somaleze .

Në moshën 18 vjeç, ajo iku përsëri. Gjeti punë si pastruese në një restorant. Dhe atje u zbulua nga një fotograf i mirënjohur i modës.

Sherry Hormann, një regjizore gjermane, shkroi dhe drejtoi filmin ‘Lulja e Shkretëtirës”.

“Isha e prekur realisht nga kjo histori Hirusheje, një histori imigracioni. Gjatë filmit flitet për gjymtimet e vajzave , por jo në mënyrën që të humbet sensi i humorit, sepse mendoj që humori është arma më e fortë për të mbijetuar”.

Siç thotë dhe Hormann, filmi “Lulja e Shkretëtirës” është një film me mesazh. Në një skenë, Waris mëson se jo të gjitha gratë janë “ simpatike” siç u thotë ajo.

Në vitin 1997, në kulim e karrierës së saj si modele, Dirie ishte i pari personalitet i famshëm që fliste hapur kundrë gjymtimit të femrave, duke iu referuar përvojës së saj.

Ajo dha një intervistë, e më pas u bë përfaqësuesja e veçantë e Kombeve të Bashkuara.

Ajo la punën e modeles, mbasi iu përkushtua kësaj çështjeje.

Lija Kebeda shpreson se filmi do të përçojë mesazhin e Diriet në të gjitha vendet ku praktikohe gjymtimi i vajzave.

“Mendoj se filmi është shumë i ndjeshëm, dhe njëkohësisht i vërtetë me problemet që trajton. Është një histori e mrekullueshme, mbushur me humor, ndërsa paraqet një çështje që është shumë e pranishme, kryesisht në Afrikë.”

Filmi është shfaqur në Europë dhe Amerikën e Jugut. Tani ai është në SHBA dhe në disa vende afrikane, mes tyre dhe Gana, Nigeria dhe Afrika e Jugut. Waris Dirie, 46 vjeçe, jeton në Austri, ku ajo lufton për të drejtat e grave përmes fondacionit të saj Lulja e Shkretëtirës.

XS
SM
MD
LG