Lidhje

Universitetet shqiptare në fazën e dytë të regjistrimit të 30 mijë studentëve


Universitetet shqiptare në fazën e dytë të regjistrimit të 30 mijë studentëve

Universitetet shqiptare në fazën e dytë të regjistrimit të 30 mijë studentëve

Universitetet publike në Shqipëri po përgatitin këto ditë listat e studentëve fitues për të vazhduar studimet e larta universitare. Disa dhjetëra mijëra studentë kanë kryer regjistrimet paraprake janë regjistruar pranë universiteteve për të vazhduar studimet, duke kaluar kështu fazën e parë.

Zëvendësministri i arsimit, Halit Shamata, thotë se në mesin e shtatorit u bë shpallja e rezultateve për fazën e parë, dhe regjistrimet janë kryer sipas procedurave të sakta.

“Faza e parë bëri shpalljen paraprake. Pastaj filluan regjistrimet. Tani do të bëhen regullimet në sekretari për të gjithë kandidatët” – tha ai.

Zv.ministri i arsimit Shamata, thekson se këtë vit kuotat boshe në fakultete të ndryshme do të plotësohen përpara se të fillojnë studimet universitare. Kjo është hera e parë që vendet bosh plotësohen paraprakisht, sepse vite të tjera ka ndodhur që regullimet vazhdonin edhe gjatë studimeve.

“Gjithçka do të mbyllet përpara se të nisë viti i ri akademik, pasi nuk do të ketë më procedura as formularë të tjerë. Për të gjitha kuotat bosh, studentët që vijojnë në listë do të regjistrohen në mënyrë automatike, dhe fitojnë të drejtën për të ndjekur studimet e larta” – tha ai.

Sipas statistikave të ministrisë së arsimit këtë vit kanë konkurruar për të vazhduar studimet në universitete rreth 30 mijë maturantë të shkollave të mesme. Ndërkohë që kuotat e pranimeve janë rritur me 10 për qind më shumë se 1 vit më parë.

Nga regjistrimet paraprake, deri tani mësohet se kanë mbetur bosh mbi 500 vende në Universitetin e Tiranës, rreth 200 vende në Universitetin Politeknik dhe 200 të tjera në Universitetin Bujqësor. Pas 3 ditësh pritet të publikohen listat e ndërmjetme dhe vetë universitetet do të plotësojnë vendet bosh me emrat që janë në vazhdim të listës së kandidatëve.

XS
SM
MD
LG