Lidhje

Tajlanda përdor teknologjinë për të mbrojtur tigrat

  • Pros Laput

Tajlanda përdor teknologjinë për të mbrojtur tigrat

Tajlanda përdor teknologjinë për të mbrojtur tigrat

Gjatë ditëve të ardhshme 13 vende që janë strehë për tigrat e egër do të takohen në Moskë për të gjetur mënyra për të mbrojtur këto kafshë. Ata do të shqyrtojnë programe të ndryshme si ai që zyrtarët tajlandezë shpresojnë se do të rrisë me 50 përqind numrin e tirgave të egër në natyrë brenda pesë vjetësh. Gazetari Pros Laput qëndroi për disa ditë në një rezervat në Bangkok për të parë sesi ekspertët tajlandezë po përdorin teknologjinë për të arritur synimin e tyre.

Aftësia e Tajlandës për të rritur popullsinë e tigrave të egër qëndron tek rojet e rezervateve si Praphat Mankhong. Veteran prej 20 vjetësh në këtë profesion, ai kujton gjuetinë e kafshëve të egra në pyll kur ishte i ri.
Ai thotë se pylli është tani pothuajse i zbrazët nga kafshët e egra. Zoti Praphat e ndjen se duhet të bëjë diçka.
Rezervati Huai Kha Khaeng është strehë për të paktën 80 tigra të egër. Dhjetë vjet më parë, këtu pati shumë vrasje ashtu si edhe në 13 vende të tjera ku jetojnë tigrat e egër. Shumica e tigrave u vranë për pjesë të trupit, që në disa vende mendohet se kanë aftësi kuruese. Ky tigër i vogël u gjet në një valixhe në aeroportin e Bangkokut, ku do të nisej për në Iran.
Praktikantja e mjekësisë tradicionale kineze Sun Jian thotë se sot shumë mjekë popullorë nuk përdorin më kockat e tigrit. Ajo rekomandon erëzat si kurë për sëmundjet.
Por ajo thotë se shumë ende besojnë se kockat e tigrit janë kura më e mirë për shumë sëmundje si artriti, dhimbjet e mesit dhe impotenca.
Tigrat e egër po rrezikohen gjithashtu edhe nga mungesa e gjuhetisë.
Anak Pattanavibool, drejtori i programit për Ruajtjen e Botës së Egër, thotë se drerët dhe derrat e egër do të ndihmojnë në rritjen e popullsisë së tigrave.

“Kur ka kafshë për gjueti në zonë, atëherë do të ketë më shumë tigra që do të ndjekin gjahun e tyre.”

Teknologjia është çelësi i përpjekjeve për të shtuar numrin e tigrave të egër në Tajlandë. Ata përdorin pajisje të pozicionimit global për të përcaktuar ku nevojitet më shumë patrullim – përshembull në zonat ku ka shenja të vrasjeve ilegale.
Çdo muaj rojet e rezervatit shkëmbejnë informacione me njëri tjetrin. Këtu ata zbuluan se vrasësit përdorin insekticide si karem për tigrat.
Chatchawan Pisdamkham është drejtor i zyrës qeveritare për Konservimin e Botës së Egër. Ai thotë se me gati 170 roje, ata kanë arritur të kontrollojnë shkeljet në rezervatin prej 257 mijë hektarësh. Problemi thotë ai është se pyjet shtrihen edhe në Birmaninë fqinje.

“Është e kotë të mbrosh vetëm Tajlandën pasi kufiri pyjor vazhdon në Birmaninë fqinje. Në se përpiqemi vetëm në Tajlandë nuk kemi bërë sa duhet.”

Ai shpreson që takimi në Rusi do të ndihmojë në përhapjen e përpjekjeve të konservimit përtej kufijëve në Azi.

XS
SM
MD
LG