Lidhje

Turqia voton nesër në referendumin për kushtetutën

  • Zëri Amerikës

Nesër turqit do të votojnë në një referendum mbi ndryshimet për kushtetutën, e cila është krijuar pas grushtit ushtarak të vitit 1980.

Do të votohet për miratimin ose jo të një pakete prej 26 reformash që qeveria thotë se do të forcojë demokracinë dhe do ta afrojë kushtetutën e vitit 1982 më afër normave evropiane. Ky është veprimi kryesor i qeverisë në përpjekjet për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian.

Ndryshimet e propozuara përfshijnë një gamë çështjesh, që përfshinë zgjerimin e të drejtave për invalidët dhe një nen që do t’i japë më shumë pushtet degës ekzekutive në emërimin e gjykatësve.

Analistët politikë gjithashtu e shohin referendumin si një matës të udhëheqjes së kryeministrit Recep Tayip Erdogan.

Ministrat e Bashkimit Evropian u takuan sot në Bruksel, për të diskutuar mundësinë e shpejtimit të pranimit të Turqisë në Bashkimin Evropian.

XS
SM
MD
LG