Lidhje

Rreth 41 të vrarë nga përplasja e një treni në Ukrainë

  • Zëri Amerikës

Rreth 41 të vrarë nga përplasja e një treni në Ukrainë

Rreth 41 të vrarë nga përplasja e një treni në Ukrainë

Në juglindje të Ukrainës një tren u përplas me një autobus, duke shkaktuar të paktën 41 të vrarë dhe duke plagosur rëndë dhjetra të tjerë. Autoritetet thanë se aksidenti ndodhi sot në mëngjes, pranë qytetit Marhanets.

Dëshmitarët thonë se një autobus pasagjerësh kaloi nëpër hekurudhë, duke mos ja vënë veshin një alarmi që sinjalizonte ardhjen e trenit. Kryeministri ukrainas Mikola Azarov i tha ligjvënësve se hetuesit po punojnë bashkë me personelin e urgjencës në vendin e ngjarjes, për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur. Ligjvënësit mbajtën një minutë heshtje në kujtim të viktimave.

Në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme thuhej se treni e tërhoqi autobuzin zvarrë 30 metra pas goditjes dhe shtoi se numri i të vdekurve mund të rritet. Presidenti ukrainas Viktor Janukoviç i shprehu ngushëllime të afërmve të viktimave.

XS
SM
MD
LG