Lidhje

Republikanët presin të fitojnë shumë vende në zgjedhjet e nëntorit

  • Zëri Amerikës

Republikanët presin të fitojnë shumë vende në zgjedhjet e nëntorit

Republikanët presin të fitojnë shumë vende në zgjedhjet e nëntorit

Zgjedhësit amerikanë shkojnë në qendrat e votimit në më pak se gjashtë javë për të zgjedhur kongresin e ri dhe rezultatet mund të kenë një ndikim të madh në aftësinë e Presidentit Barak Obama për të qeverisur gjatë dy viteve të ardhshme. Amerikanët do të votojnë për të 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve sëbashku me 37 vende të Senatit si dhe për guvernatorët e 37 shteteve. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Xhim Mallon i hesh një vështrim zgjedhjeve të nëntorit.

Kjo pamje është bërë e zakonshme tani. Djetëra mijëra anëtarë të lëvizjes konservatore Tea Party mblidhen në Uashington të zemëruar me presidentin Obama dhe demokratët në kongres.

Xhulia Meklaud është përkrahëse e kësaj lëvizjeje.

"Ne jami të shqetësuar për punën e Kongresit, për punën e Obamës. Ne duam një qeveri më të vogël. Ne nuk duam të taksohemi kaq shumë”.

Këtij zemërimi të konservatorëve u shtohet edhe irritimi për gjendjen ekonomike të vendit, veçanërisht për tregun e dobët të punës, thotë anketuesi Pitër Braun i Universitetit Quinnipiac.

"Ekonomia është çështja numër një deri në 129 dhe me ekonomi shumica e njerëzve kanë parasysh papunësinë. E deri sa papunësia të bjerë, nuk ka të ngjarë që votuesit të jenë optimistë për gjendjen ekonomike dhe rrjedhimisht kjo nuk është e favorshme për Presidentin Obama".

Republikanët presin gjithashtu të fitojnë vende në Kongres, për shkak të rritjes së buxhetit federal dhe zgjerimit të qeverisë, thotë eksperti i Institutit Amerikan Enterprajs, Xhon Fortier.

"Për mendimin tim çështja themelore është se opozita, republikanët dhe lëvizja Tea Party, nuk e do drejtimin që ka marrë vendi. Ajo mendon se edhe qeveria është zmadhuar së tepërmi”.

Mes atyre që udhëheqin në kapmpin republikan është ish guvernatorja e Alaskës, Sarah Pejlin. Ajo mbështetet edhe nga lëvizja Tea Party dhe ka mundësi të jetë kandidate presidenciale dy vjet më vonë.

"Ne nuk mund të presim deri në vitin 2012 për ta vënë përsëri vendin në rrugën e duhur. Ne duhet të fillojmë që tani, duke zgjedhur udhëheqës të fortë, të cilët nuk kanë frikë t’i ndryshojnë gjërat”.

Miratimi i publikut për Presidentin Obama ka rënë vazhdimisht gjatë muajve të fundit, por analistët thonë se ai mbetet shpresa e vetme që demokratët të ruajnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat, ndërkohë që ai po bën fushatë për ta në gjithë vendin.

"Ende është frika kundër shpresës, e kaluara kundër të ardhmes. Ende kemi dy alternativa, të ecim mbrapsht apo të shkojmë përpara. Këto janë motivet e zgjedhjeve. Kjo është zgjidhja që ne do të kemi përballë në nëntor”.

Ekspertët politikë janë dakord se republikanët do të shënojnë fitore në nëntor. Anketuesi Pitër Braun thotë se çështja është se sa vende do të fitojnë.

"Historikisht, partia që ka Shtëpinë e Bardhë humbet në zgjedhjet e mesit të mandatit dhe do të jetë tronditëse nëse demokratët nuk humbasin vende në Kongres këtë vit. Çështja është se sa vende do të humbasin. Shumë njerëz mendojnë se ky vit do të jetë shumë i mirë për repubikanët”.

Madje, rezultatet do të kenë një ndikim shumë të madh në stilin e qeverisjes së Presidentit Obama dhe aftësinë e tij për t’i ralizuar synimit, thotë analisti Xhon Fortier.

"Mendoj se cilido qoftë rezultati, nëse republikanët do të sigurojnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve apo jo, përbërja e saj do të jetë shumë e ndryshme në dy vitet e ardhshme. Ajo do të jetë një kohë arritjesh të vogla ose konflikti të madh mes dy partive. Nuk do të ketë kohë për të punuar për gjëra të tjera në axhendën e madhe legjislative të Obamës”.

Republikanëve u duhen 39 vende për të marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe 10 vende për të rifituar shumicën në Senat.

XS
SM
MD
LG