Lidhje

Partia në pushtet e presidentit Çavez fiton zgjedhjet

  • Zëri Amerikës

Partia në pushtet e presidentit Çavez fiton zgjedhjet

Partia në pushtet e presidentit Çavez fiton zgjedhjet

Zyrtarë venezuelianë të zgjedhjeve thonë se partia në pushtet e presidentit Hugo Çavez ka fituar shumicën në zgjedhjet e djeshme parlamentare, megjithëse nuk ka arritur të marrë dy të tretat e vendeve për të miratuar legjislacione të rëndësishme.

Zyrtarët nga Këshilli Kombëtar Zgjedhor thanë sot se partia e zotit Çavez fitoi të paktën 94 nga 165 vende, ndërsa koalicioni opozitar mori të paktën 61 vende.

Zyrtarët thonë se pjesa tjetër e vendeve ishte marrë nga një parti e tretë ose nuk ishte përcaktuar ende.

Rezultatet e zgjedhjeve i kanë dhënë opozitës më shumë se një të tretën e vendeve në parlament, duke bërë të mundur që ata të mos e lejojnë presidenti Çavez të miratojë ligje të rëndësishme që kërkojnë miratimin me dy të tretat e votave.

Zoti Çavez i përshëndeti rezultatet duke i quajtur ato një fitore bindëse për partinë e tij në pushtet.

Grupet opozitare i bojkotuan zgjedhjet e fundit parlamentare para pesë vjetësh, dhe mbanin vetëm pak vende në Asamblenë Kombëtare të deritanishme.

Megjithëse presidenti nuk ishte kandidat, votimi shihet si referendum për vetë zotin Çavez, para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2012.

XS
SM
MD
LG