Lidhje

Komisioni i BE për Çështjet e Brendshme mbështet liberalizimin e vizave për Shqipërinë

  • Armand Mero

Komisioni i BE për Çështjet e Brendshme mbështet liberalizimin e vizave për Shqipërinë

Komisioni i BE për Çështjet e Brendshme mbështet liberalizimin e vizave për Shqipërinë

Në parlamentin europian, Komisioni për Çështjet e Brendshme miratoi opinionin e komisionit europian për liberalizimin e vizave me Shqipërinë dhe Bosnjen si dhe një projektrezolutë të eurodeputetes Tanja Fajon në favor të këtij procesi.

Me vendimin e sotëm kapërcehet edhe një hallkë tjetër për liberalizimin e vizave dhe në fillim të muajit tetor do të jetë parlamenti europian që ne seancë do të votojë përfundimisht për këtë çështje. Një votim që nuk parashikohet të ketë ndonjë surprizë duke qenë se eurodeputetët kanë qenë të angazhuar prej kohësh për të nxitur komisionin europian në dhënien e një vendimi pozitiv në një kohë sa më të shkurtër.

Komisioni nga ana e tij ka konfirmuar se Shqipëria i ka arritur objektivat e vëna. Hallka e fundit e këtij procesi do të jetë vendimi nga Këshilli i ministrave të Bashkimit Europian, i cili e ka përfshirë këtë çështje në rendin e ditës të mbledhjes së tij të 8 dhe 9 nëntorit.

XS
SM
MD
LG