Lidhje

Një shpërthim i madh dëmton tubacionet e gazit në Egjipt


Një shpërthim i madh dëmton tubacionet e gazit në Egjipt
Një shpërthim i madh dëmton tubacionet e gazit në Egjipt

Zyrtarët egjiptianë të sigurisë thanë se një shpërthim i madh ka dëmtuar një tubacion gazi që shkon në drejtim të Jordanisë dhe Izraelit. Autoritetet fillimisht thanë se shpërthimi kishte goditur linjën furnizuese me Izraelin. Ata kanë fajësuar “elementët e huaj” për këtë sulm.

Agjencia e lajmeve Associated Press citoi drejtuesin e kompanisë egjiptiane të gazit të ketë thënë se zjarri u shkaktua nga rrjedhja e gazit. Por agjencia tha se një zyrtar lokal i sigurisë ka thënë se brenda terminialit ishte aktivizuar një mjet shpërthyes dhe guvernatori i këtij rajoni ka thënë se ai dyshon që sulmi ishte sabotim. Një zjarr i madh afër vendit të shpërthimit në Sinain Verior i ka detyruar autoritetet egjiptiane ta mbyllin tubacionin e gazit. Jordania varet nga gazi i Egjiptit për të prodhuar 80 përqind të energjisë elektrike. Zyrtarët jordanezë thanë se ata tani po shfrytëzojnë si karburant naftën dhe diezelin për të vazhduar punën në uzinat e prodhimit të energjisë elektrike.

Ndërkohë që zyrtarët izraelit thanë se përkohësisht kanë mbyllur degën e linjës në territorin izraelit deri në vlerësimin e dëmit.

XS
SM
MD
LG