Lidhje

SHBA kujtojnë 100 vjetorin e lindjes së presidentit Ronald Regan


SHBA kujtojnë 100 vjetorin e lindjes së presidentit Ronald Regan

SHBA kujtojnë 100 vjetorin e lindjes së presidentit Ronald Regan

Në Shtetet e Bashkuara po kujtohet këto ditë Presidenti Regan, i cili nesër, më 6 shkurt do të mbushte 100 vjeç. Ronald Regan ishte president për dy mandate persidenciale, 8 vjet rresht në vitet 1980 dhe sot ai konsiderohet si një nga presidentët më të admiruar nga amerikanët. Zoti Regan vdiq në vitin 2004 në moshën 93-vjeçare. Presidenti Regan vlerësohet për kontributin e tij për t’i dhënë fund Luftës së Ftohtë me ish Bashkimin Sovjetik, për rigjallërimin e ekonomisë amerikane, që në ato vite ishte në krizë, si dhe për fyrmëzimin e ndjenjës së optimizimit për shumë amerikanë. Ai njihej për aftësitë e tij të veçanta të komunikimit me njerëzit. Ronald Regan po kujtohet përmes aktiviteteve të shumta në mbarë vendin.

XS
SM
MD
LG