Lidhje

Mes viktimave të 11 shtatorit mendohet se ishin më shumë se 60 myslimanë


Debati që vazhdon mbi ndërtimin e një qendre islamike në afërsi ku dikur qendronin kullat binjake në qytetin e Nju Jorkut e ka përqendruar vëmendjen tek myslimanët që jetojnë në Amerikë. Por pak amerikanë e dinë se në sulmet terroriste të 11 shtatorit, humbën jetën më shumë se 60 myslimanë, shumica e tyre në Qendrën Botërore të Tregtisë. Materiali në vazhdim flet për njërin prej viktimave.

Mes myslimanëve që humbën jetën në kullat binjake kishte edhe nga grupet e ndërhyrjes së shpejtë, punonjës restoranti dhe të tjerë.

Tariq Amanullah po punonte në katin e 96-të të kullës jugore. Ai ishte emigrant nga Pakistani dhe zëvendës president i Fiduciary Trust, një kompani menaxhimi për investimet. Fqinji i tij, Mohammad Ahmad, thotë se Amullah i telefonoi gruas pak pasi u përplas avioni i dytë.

Ishte njeri i kujdesshëm dhe tha se pasi të përfundonte punën që kishte në dorë, do të largohej nga zyra. Kjo është arsyeja që telefonoi, ndoshta duhet të ishte larguar menjëherë.

Në ditët pas sulmeve të 11 shtatorit, miqtë e Amullah-it vunë fletushka me shpresën se dikush e kishte parë dhe do njoftonte familjen. Po ashtu, ata kontrolluan spitalet me shpresën se ishte i plagosur dhe jo i vdekur.

Abid Hussain, imigrant nga Pakistani që punon në distriktin financiar të Nju Jorkut, thotë se Tariq Amullah ishte miku i tij i ngushtë dhe një mysliman i përkushtuar.

Duhet të ndihmosh njerëzit e tjerë, të lutesh dhe të jesh mikpritës, duhet të respektosh besimet e tjera. Duhet të jesh modest.

Miqtë e Amullah-it thonë se ai i kishte të gjitha këto veti dhe e fillonte ditën duke u lutur në xhaminë në rrugën Warren. Ky vend i shenjtë është pak më larg se qendra e parashikuar islamike që ka sjellë mjaft debate.

Ditën që Amanullah humbi jeten, nuk kishte debate të tilla, vetëm dhimbje për të gjitha viktimat, pavarësisht ngjyrës së lëkurës, apo besimit fetar.

XS
SM
MD
LG