Lidhje

Ekspozohet për herë të parë dorëshkrimi origjinal i teorisë së relativitetit

  • Zëri Amerikës

Ekspozohet për herë të parë dorëshkrimi origjinal i teorisë së relativitetit

Ekspozohet për herë të parë dorëshkrimi origjinal i teorisë së relativitetit

Për herë të parë është ekspozuar dorëshkrimi origjinal i teorisë së relativitetit të Ajnshtajnit. Dokumenti prej 46 faqesh, i quajtur “Magna Carta e fizikës”, është ekspozuar në Akademinë e Shkencave të Izraelit në Jeruzalem.

Ajnshtajni është cilësuar si shkencëtari dhe intelektuali më me ndikim i epokës moderne dhe teoria e tij e relativitetit, zbuloi se forca e rëndesës ndikon tek hapësira dhe koha, kyçi i kuptimin të forcave bazë të fizikës dhe fenomeneve natyrore, përfshi origjinën e universit.

Ekzpozita është hapur me rastin e 50 vjetorit të Akademisë së Shkencave të Izraelit. Vetë Ajnshtajni është një nga themeluesit e Universitetit hebraik të Jeruzalemit. Ai i pat dhënë universitetit dorëshkrimin fillestar, para zhvillimit të mëtejshëm të teorisë së tij, në vitin 1925, 5 vjet pasi ai mori Çmimin Nobel për Fizikën dhe ja la me testament si trashëgimi universitetit, pas vdekjes së tij në vitin 1955.

Punonjësit e muzeut thonë se ekspozita do ta paraqesë dorëshkrimin në kontekstin e trashëgimisë së teorisë së realtivitetit, që përfshin gjithshka, nga eksplorimi modern i hapësirës, tek satelitët komercialë, teknologjia e GPS-it dhe përpjeket e ditëve tona për shpjegimin universal të forcave të natyrës.

Dorëshkrimi i teorisë së relativitetit do të ekspozohet deri më 25 mars, datë që përkon me 131 vjetorin e lindjes së Ajnashtajnit, më 14 mars.

XS
SM
MD
LG