Lidhje

Studiuesit reagojnë për statusin e Shqipërisë

  • Ilirian Agolli

Zoti Rakipi thotë se “është e pafalshme dhe shumë e trishtueshme të shohësh që partitë politike nuk bashkëpunojnë".

Analisti i çështjeve europiane, Albert Rakipi, drejtues i Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare (AIIS) thotë se “është për të ardhur keq që vende të tjera ballkanike si Kroacia, Maqedonia dhe Serbia kanë përparuar në procesin e integrimit europian shumë më tepër drejt Bashkimit Europian, edhe pse e nisën këtë rrugëtim shumë më vonë”.

Zoti Rakipi thotë se “është e pafalshme dhe shumë e trishtueshme të shohësh që partitë politike nuk bashkëpunojnë për një numër reformash thelbësore që e përgatitin vendin për antarësim në BE. Ato qysh nesër do të shkëmbejnë akuza dhe do të fajësojnë njëra tjetrën. Por në shoqërinë shqiptare duhet të krijohet një frymë e re bashkëpunimi dhe një qasje kritike në këtë proces” - thotë ai.



Zoti Rakipi thotë se zgjedhjet e ardhshme bëhen të rëndësishme për Shqipërinë dhe partitë duhet të lënë mënjanë skenaret e kundërshtimit të rezultatit, e tensioneve dhe refuzimeve, sepse do t’i linte të gjithë në vendnumëro.

Ndërsa Gledis Gjipali, drejtues i Lëvizjes Europiane në Shqipëri (EMA) thotë se “ky është viti i tretë që Tirana nuk merr përgjigje pozitive as për statusin e vendit kandidat, ndërkohë që vende të tjera në Ballkan kanë ecur shumë përpara. Për këto zvarritje përsëri fajtore është politika” - thotë ai.

Zoti Gjipali thotë se mosvendosja e një date të re për statusin e Shqipërisë ka të këqijat dhe të mirat e saj. Analisti i çështjeve europiane Gjipali mendon se “mbarëvajtja e zgjedhjeve të ardhshme do të jetë përcaktuese për statusin, dhe deri në qershor sipas tij, pakkush do të shohë të merret më me reformat, por të gjithë do të merren me fitoren e zgjedhjeve”.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG