Lidhje

Studiuesit komentojnë shtyrjen e statusit kandidat për Shqipërinë


Studiues të pavarur në Tiranë mbi diplomacinë shqiptare dhe integrimin rajonal komentuan sot në mënyra të ndryshme vendimin e fundit të Këshillit të ministrave të jashtëm antarë të Bashkimit europian për të shtyrë në qershor statusin e vendit kandidat. Diplomatët mendojnë se ky është një cast delikat në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe BE, sepse pritshmëria e publikut shqiptar është shumë e lartë, ndërsa ekspertë të integrimit thonë se ky vendim është ndikuar edhe nga zhvillimet e brendshme në BE edhe nga mungesa e rezultateve të dukshme nga reformat shqiptare.

Gabim i serverit

Oops, as you can see, this is not what we wanted to show you! This URL has been sent to our support web team to the can look into it immediately. Our apologies.

Please use Search above to see if you can find it elsewhere

Drejtuesi i Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, Albert Rakipi, thotë se Shqipëria e pësoi përsëri nga imazhi i keq ndërkombëtar, ndërkohë që e priste shumë një vlerësim pozitiv dhe jo një shtyrje tjetër, sepse bëri zgjedhje të rregullta dhe ka nisur reforma të guximshme. Por drejtuesi i Lëvizja Europiane e Shqipërisë, Glejdis Gjipali, thotë se rezultatet e reformave dhe lufta ndaj korrupsionit dhe krimit duhet të jenë më të prekshme, dhe se Europa shpërblen rezultatet dhe jo vetëm vullnetin e mirë.

Analistët janë të një mendje sa i takon imazhit jopozitiv që Shqipëria ka në Europë, si edhe për sinjalet që në radhët e BE-së ka një prirje kundër zgjerimit të mëtejshëm, nga frika se antarët e rinj sjellin probleme të reja. Zoti Rakipi thotë se tashmë është një sfidë për qeverinë që të ruajë entuziazmin e integrimit europian përmes reformave të suksesshme. Studiuesit pohojnë se edhe në vende të tjera është shfaqur humbja e durimit për t'u integruar, por në fund të fundit kjo është çështje standartesh dhe jo dëshirash politike dhe qytetare, dhe rruga më e mirë, është zhvillimi i vendit sipas marrëveshjeve dhe kërkesave të BE-së.

Komisioni Europian duhet të paraqesë afër qershorit për Shqipërinë një raport të ri për ecurinë e mëtejshme të reformave. Vendimi për shtyrë kandidimin e Shqipërisë u mor me propozimin e pesë vendeve anëtare, Gjermani, Francë, Britani e Madhe, Hollandë dhe Danimarkë, të cilat megjithatë vlerësuan ecurinë e deritanishme të reformave dhe ndryshimeve pozitive. Por ato thanë se presin më shumë nga Shqipëria dhe se arritjet janë ende të pamjaftueshme në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, dhe në reformat e sistemit gjyqësor, ndaj ato duhen vazhduar me një ritëm të ri.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG