Lidhje

Privatizimi i Albpetrol-it sjell 6 kompani në garë


Hapja e ofertave është faza e parë, që do të pasohet me studimin e materialeve dhe nxjerrjen e fituesit në një periudhë të mëvonshme.

Ministria e Ekonomisë dhe Energjitikës bëri sot të ditur se për privatizimin e kompanisë së naftës dhe gazit “Albpetrol” kanë shprehur interes 6 firma të huaja. Çmimet e ofruara prej tyre kanë dallime të mëdha, nga 850 milionë euro, që është oferta më e lartë e dhënë nga kompania Vetro Silk-Road-Equity, në 52 milionë dollarë nga Gazpromi rus. Hapja e ofertave është faza e parë, që do të pasohet me studimin e materialeve dhe nxjerrjen e fituesit në një periudhë të mëvonshme.

Privatizimi i “Albpetrol”-it u miratua nga parlamenti në dhjetor të vitit të kaluar. Privatizimi parashikon shitjen dhe shfrytëzimin e gjithë pronave ekzituese të kompanisë si dhe të drejtën 25-vjeçare për kërkim burimesh të reja nafte në gjithë territorin e Shqipërisë.

Po ashtu kompania Amber Shine ofroi 790 milionë euro për “Albpetrolin”, Bankers Petroleum ofroi 303,8 milionë euro, Consorciu Win Bussines ofroi 297, 6 milionë euro dhe kompania Gazprom ofroi vetëm 52 milionë dollarë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG