Lidhje

Albumi 21 i këngëtares Adele më i shituri në vitin 2011


Albumi 21 i këngëtares Adele më i shituri në vitin 2011

Albumi 21 i këngëtares Adele më i shituri në vitin 2011

Albumi 21 i këngëtares britanike Adele ishte më i shituri në mbarë botën për vitin 2011.

Albumi është kandidat për gjashtë çmime Grammts dhe u shit në më shumë se 12 milion kopje.

Në fakt 21, është shitur në numrin më të madh të kopjeve për këtë shekull në Britani.

Suksesi i saj është ndoshta një farë ngushëllimi për Adele të cilës iu desh të tërhiqej nga shumë koncerte për shkak të gjendjes shëndetsore pas një ndërhyrje kirurgjikale në fyt.

Këngëtari amerikan Bruno Mars ka të njëjtin numër kandidaturash të çmimeve Grammy.

Kënga e tij soul Grenade ka qënë në vendet e para të klasifikimeve amerikane për 36 javë ndërsa albumi i tij ishte në dhjetë më të mirët në mbi 20 vende të botës.

XS
SM
MD
LG