Lidhje

Albumi i ri i këngëtares “100 proof”


Këngëtarja kantri Kellie Pickler kreu një sërë ndryshimesh në jetën dhe muzikën e saj gjatë vitit të kaluar. Këto ndryshime janë pasqyruar në albumin e saj të ri me titull “100 proof” , i cili ka pak kohë që është hedhur në treg.

Kelly Pickler thot se ajo ka gjetur më në fund identitetin e saj krijues në albumin e saj të tretë “100 Proof”. Këngët e këtij albumi tregojnë në përgjithësi rrënjët e saj në muzikën katri si dhe ndikimet më të hershme muzikore.

Kelly u rrit në Karolinën e Veriut, ku ajo nisi të adhuronte yjet e muzikës kantri si Tammy Wynette, Dolly Parton dhe Lorett Lynn. Në albumin e saj të parë ndjehet ndërthurja e elementëve të muzikës kantri tradicional me muzikën pop. Ajo provoi talentin e saj në këngë të tilla si “I wonder” apo “Best days of your life”.

“Tought” ishte kënga e parë e albumit “100 proof”. Ndonëse nuk u rendit në 20 këngët më të ndjekura, Kellie ka besimin se ajo ka bërë gjënë e duhur për të marrë kontrollin e projekteve të saj.

Ajo ka bashkëpunuar me bashkëshortin e saj, këngëtarin nga Nashville Kyle Jacobs, për këngën “Mother’s day”

Kënga “Mother’s day” rrëfen historinë e ditës së nënës të cilën Kelly asnjëherë nuk e kaloi me të jëmën. Nëna e saj u largua nga shtëpia e detyruar nga dhuna që ushtronte i jati ndaj saj.

Për albumin “100 proof” Kellie ndërroi producentët e saj. Tani ajo punon me veteranët e muzikës kantri Frank Liddell dhe Luke Wooten. Ata e lejojnë Kellin që të jetë vetvetja dhe të mos krijojë një këngë vetëm për t’u bërë e pëlqyeshme në radio.

Kënga me më shumë elementë autobiografikë e albumint “100 proof” është ajo të cilin ajo e ka shkruar për të atin, i cili ka luftuar me varësinë ndaj drogës e alkoolit dhe që kaloi shumë kohë në burg gjatë viteve të fëmijërisë së Kellyt. Por fatmirësisht, ata ende mbajnë kontakte me njëri- tjetrin dhe kanë një marrëdhënie të afërt. Kënga për të atin titullohet “The letter” dhe ne po e ndjekim në këto momente...

XS
SM
MD
LG