Lidhje

SHBA: Së shpejti do të dorëzojmë drejtimin e operacioneve në Libi


SHBA: Së shpejti do të dorëzojmë drejtimin e operacioneve në Libi
SHBA: Së shpejti do të dorëzojmë drejtimin e operacioneve në Libi

Shtëpia e Bardhë shprehet se ka besim që Shtetet e Bashkuara do t’i dorëzojnë shumë shpejt përgjegjësitë drejtuese të përpjekjeve ndërkombëtare në Libi.

Zëdhënësi Xhej Karni tha sot për shtypin se transferimi i kontrollit mund të realizohet brenda pak ditësh, jo javësh. Anëtarët e NATO-s po takohen për të diskutuar kush do të marrë përgjegjësit e kontrollit të zonës së ndalim-fluturimit, i cili u krijua për të mbrojtur civilët nën autoritetin e Kombeve të Bashkuara.

Zoti Karni tha se Shtetet e Bashkuara do të luajnë rol në fazën e ardhshme të operacionit, por nuk do të jenë në udhëheqje të përpjekjeve për zbatimin e zonës së ndalim-fluturimit.

Presidenti Obama u kthye në Shtetet e Bashkuara nga një turne 5-ditësh në Amerikën Latine. Disa ligjvënës e kanë kritikuar se nuk ka kërkuar autoritetin e Kongresit për operacionet ushtarake në Libi.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha sot se mund të ketë arsye politike për komentet e disa ligjvënësve, sipas të cilave presidenti Obama nuk është konsultuar me Kongresin para se të autorizonte angazhimin amerikan.

Ndërkaq, sot në Libi, ndërkohë që Bashkimi Afrikan njoftoi se po organizon bisedime me synimin për të ndalur luftimet.

Parlamenti turk autorizoi sot qeverinë e vendit të marrë pjesë në operacionet e NATO-s në Libi. Turqia, vendi i vetëm mysliman në Aleancën e NATO-s , ka rënë dakord të mbështesë zonën e ndalim-fluturimit për sa kohë që nevojitet mbrojtje për civilët dhe që NATO-ja është e vetme në zhvillimin e këtyre operacioneve.

XS
SM
MD
LG