Lidhje

Reforma në drejtësi mund të prekë Kushtetutën


“Reforma duhet të ecë përmes konsultimeve dhe mbështetjes së të gjithë aktorëve - tha ambasadori amerikan Arvizu. - Ajo nuk duhet politizuar".

Zyrtarët në Tiranë po hedhin hapat e parë në reformën e sistemit gjyqësor. Ministria e drejtsisë dhe parlamenti po përgatitin strukturat këshillimore, që do të mbledhin propozimet dhe do të konsultohen me Komisionin e Venecias. Ambasadori i SH.B.A.-ve në Shqipëri, Alkesandër Arvizu deklaroi sot se procesi duhet të përfshijë të gjitha palët dhe nuk duhet politizuar. Ndërsa ministri i drejtësisë, Nasip Naço tha se reforma do t'i prekë të gjitha institucionet e drejtësisë dhe do të ndryshojë Kushtetutën.

Reforma e Gjyqesorit ne Shqiperi
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:20 0:00

Diplomatët amerikanë pohuan sot se reforma në drejtësinë shqiptare është detyrë kryesore dhe një nga kërkesat e Bashkimit Europian për Shqipërinë. Ambasadori i SHBA në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, deklaroi se reformat në sistemin gjyqësor duhet ta mjekojnë sistemin dhe askush të mos e shohë si një rast për të arritur synime politike dhe për të ndryshuar personat nëpër zyrat. Në konferencën e ministrisë së drejtësisë për një gjyqësor të pavarur dhe profesional, ambasadori Arvizu theksoi se reforma duhet të jetë e matur, gjithëpërfshirëse dhe jopolitike.

“Reforma duhet të ecë përmes konsultimeve dhe mbështetjes së të gjithë aktorëve përkatës - tha ambasadori Arvizu. - Krahas udhërrëfyesit të BE-së, duhet pjesëmarrja e Komisionit të Venecias. Që reforma të jetë e suksesshme duhen hedhur hapat të matur, sepse reforma në gjyqësor është një maraton dhe jo një vrap shpejtësie”.

Ai tha se procesi nuk duhet politizuar. Por duhet të ecë në përputhje me nevojat e qytetarëve dhe rezultati është një Shqipëri më e mirë për të gjithë. “SHBA nxit të gjithë palët për të dhënë ndihmesën në suksesin e kësaj reforme” - tha ambasadori Arvizu. Po ashtu ministri i drejtësisë Nasip Naço tha se reforma do të prekë Gjykatën e Lartë, KLD dhe shkollën e magjistraturës, dhe se për çdo hap do të kërkohet ndihma e afërt e Komisionit të Venecias.

Në konferencë mori pjesë edhe kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, i cili shprehu mbështetjen për këtë reformë, që ai e vlerëosi si një nevojë të ngutshme. Zoti Zaganjori tha se reforma ka nevojë për ndryshime në Kushtetutë.

Organizatorët e reformës nga qevria dhe parlamenti pohuan se të gjitha palëve do t'u krijohet mundësia dhe koha e nevojshme për të dhënë ndihmesën e tyre në këtë proces. Gjykatat vlerësohen si një nga sektorët më problematikë të jetës së Shqipërisë. Dy anwtarë të KLD u shkarkuan seancën e fundit të parlamentit, por ndërrimi i njerëzve është vetëm pjesa më e vogël e reformës, që do të rishikojë të gjitha strukturat dhe varësinë e tyre nga Kushtetuta.

XS
SM
MD
LG