Lidhje

Aleksandër Biberaj: "Fryma e re Demokratike", opozitë ndaj modelit aktual qeverisës


Në Shqipëri drejtuesit e partisë më të re të krijuar javën e shkuar, "Fryma e re Demokratike" thonë se janë një alternativë politike për qytetarët të cilët janë të zhgënjyer nga partitë që kanë drejtuar vendit vitet e fundit. Aleksandër Biberaj, një prej nismëtarëve të formimit të kësaj partie shpjegon se janë në opozitë me modelin aktual qeverisës porse kanë marrëdhënie shumë të mira me strukturat e partisë demokratike dhe anëtarë të saj të cilët sipas tij po i afrohen Frymës së re demokratike. Përkundrejt përcaktimit në shtyp si Partia e presidentit Bamir Topi, zoti Biberaj shprehet se kjo forcë politike nuk do të jetë e individëve por e hapur për të gjithë.

XS
SM
MD
LG