Lidhje

Alepo: Dyshime për sulme me gaz klori nga forcat qeveritare


Të paktën 70 vetë morën dje mjekim për probleme me frymëmarrjen në qytetin sirian të Aleppos, pas një incidenti që punonjësit e shpëtimit thanë se ishte sulme me gaz klori nga forcat qeveritare.

Grupi për Mbrojtjen Civile të Sirisë tha se helikopterë kishin hedhur disa fuçi me klor në një lagje që është në kontrollin e opozitës

Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut njoftoi gjithashtu për një sulm me bombë gazi në atë zone, por nuk mund të konfirmonte nëse bëhej fjalë për klor.

Akuzat e ndërsjellta mes qeverisë dhe kryengritësve për sulme kimike kanë qenë të shpeshta në konfliktin sirian, gjatë pesë viteve të fundit.

Inspektorët ndërkombëtarë nxorrën një raport muajin e kaluar, ku thuhej se si forcat qeveritare ashtu edhe militantët e Shtetit Islamik kishin kryer sulme kimike. Ekspertët e Kombeve të Bashkuara thanë dje se po bëhen hetime të tjera për sulme të mudshme kimike para disa muajsh, përfshirë në Aleppo.

XS
SM
MD
LG