Lidhje

Pak lehtësim për banorët e Alepos falë armëpushimit


Zgjatja për 72 orë e armëpushimit në Alepo u ka ofruar banorëve pak lehtësim në këtë qytet të dërrmuar nga luftimet.

Familje të zhvendosura u kthyen në shtëpi, nxënësit shkuan në shkolla; u rihapën dyqane dhe rifilloi aktiviteti.

Qyteti ka qenë skenë luftimesh të rënda që kanë lënë qindra të vrarë.

Shtetet e Bashkuara e përshëndetën zgjatjen e armëpushimit. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit John Kirby tha se synimi amerikan është që të arrihet në një pikë ku nuk numërojmë orët e minutat, por kur ndalimi i luftimeve të respektohet plotësisht në Siri.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia janë bashkë-kryesuese të një grupi që ka punuar për arritjen e armëpushimit. Rusia ka përdorur lidhjet që gëzon me qeverinë e Presidentit Assad, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë ushtruar presion mbi opozitën për të arritur ndërprerjen e luftimeve për këtë armëpushim.

Pak pasi Shtetet e Bashkuara dhe Rusia konfirmuan mbështetjen fillestare për armëpushimin të mërkurën në Alepo, të paktën 28 vetë u vranë nga një goditje ajrore mbi një kamp refugjatësh në provincën Idlib, pranë kufirit të Sirisë me Turqinë.

XS
SM
MD
LG