Lidhje

Bombardohet sërish një zonë e banuar në Alepo


Avionët luftarakë sirianë dhe rusë bombarduan sot rajonin e kontrolluar nga forcat rebele në Aleppo, disa orë pasi Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ishte në plan të diskutonte lidhur me valën e dhunës që ka përfshirë qytetin.

Sulmet ajrore dhe me artileri u kryen ndaj asaj zone të qytetit, ju jetojnë rreth 250,000 banorë, duke rrafshuar ndërtesa dhe duke i lënë rrugët të mbushura me rrëoja.

Organizata me seli në Britani “Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut” tha se që nga fillimi i ofensivës të mërkurën, kur u shkel marrëveshja e armëpushimit me ndërmjetësimin e SHBA-së dhe Rusisë, në Aleppo janë vrarë më tepër se 100 persona, shumica e tyre civilë.

Lufta civile në Siri ka hyrë tani në vitin e gjashtë. Në këtp vite janë vrarë mijëra njerëz dhe janë zhvendosur 11 milionë të tjerë.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatër europianë thonë se pesha e ndalimit të luftimeve bie mbi Rusinë, duke i bërë thirrj Moskës që të marrë hapa të jashtëzakonshëm për të mbështetur ndalimin e armiqësive në Siri.

XS
SM
MD
LG