Lidhje

Sulme intensive në Aleppo


Avionë dhe artileri të qeverisë siriane, të mbështetur nga aleatja e Sirisë, Rusia, kanë intensifikuar goditjet kundër zonave të kontrolluara nga forcat kryengritëse sot në Alepo. Goditjet kanë lënë një numër të vrarësh, ndër ta edhe fëmijë.

Është dita e katërt radhazi që avionët qeveritarë ndërmarrin sulme që kur Moska deklaroi përfundimin e pauzës humanitare të martën.

Të paktën 65 civilë janë vrarë që kur rifilloi ofensiva, sipas deklaratave të organizatës Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut. Kryengritësit kanë hedhur mbi 12 raketa në zonat e kontrolluara nga qeveria në qytet, njoftojnë përfaqësues të organizatës.

Kryengritësit janë ngujuar në pjesën lindore të Apelos, të rrethuar që në korrik nga forcat qeveritare. Agjencitë e ndihmave thonë se rezervat ushqimore thuajse kanë mbaruar.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG