Lidhje

Aleppo: Beteja të ashpra mes forcave kryengritëse dhe atyre qeveritare


Në Aleppo, qyteti më i populluar në Siri, po zhvillohen beteja të ashpra mes forcave kryengritëse dhe atyre qeveritare. Ndërkohë, kryengritësit vazhduan ofensivën e tyre për të marrë qytetin, e cila filloi tre ditë më parë.

Anëtari i organizatës me qendër në Britani, Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, Mataz Suheil, i tha Zërit të Amerikës se sot ka patur përleshje në lagjet Arkub dhe Azzizia të qytetit Aleppo. Të paktën tre luftëtarë rebelë u vranë në luftimet në qendrën e vjetër të qytetit, e cila u bombardua nga forcat siriane.

Të enjten, rebelët njoftuan për një ofensivë të re kundër trupave qeveritare në Aleppo, por duket se asnjëra palë nuk ka bërë përparime të konsiderueshme.

Vëzhguesi sirian tha se nga luftimet që u zhvilluan sot në mbarë Sirinë, janë vrarë të paktën 45 vetë, duke e çuar numrin e të vrarëve që nga fillimi i kryengritjes në mars të vitit të kaluar, në gati 31 mijë vetë.
XS
SM
MD
LG