Lidhje

Alepo, sulmet dëmtojnë tubacionet e ujit


Kombet e Bashkuara thonë se sulmet ajrore intensive në zonat që janë nën kontrollin e forcave rebele në Aleppo, kanë lënë 1.75 millionë njerëz pa ujë të pijshëm.

Agjencia për Fëmijët e OKB-së, UNICEF, tha se tubacionet e ujit të pijshëm janë dëmtuar nga sulmet ajrore dhe dhuna e vazhdueshme i ka penguar ekipet për riparimin e tyre. Për këtë arsye, UNICEF-i tha se po i shton furnizimet me ujë nga autobotet. Në një deklaratë, oragnizata thonte se është kritike për mbijetesën e fëmijëve dhe të të gjitha palëve në konflikt, që t’i ndalin sulmet ndaj infrastrukturës së ujit dhe të lejojnë hyrjen e ekipeve riparuese për tubacionet e dëmtuara.

Edhe sot në Aleppo vazhduan sulmet ajrore: shumë ndërtesa në bodrumet e të cilave njerëzit fshihen gjatë bombardimeve, u shkatërruan tërësisht.

Grupi Vëzshguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Britani, tha se në bombardimet e sotme janë vrarë të paktën 25 njerëz, ndërsa dje nga sulmet ajrore ruse dhe siriane pati 30 të vrarë, mes tyre edhe fëmijë.

XS
SM
MD
LG