Lidhje

Alfred Stieglitz një nga figurat qëndrore në historinë e fotografisë


Alfred Stieglitz një nga figurat qëndrore në historinë e fotografisë
Alfred Stieglitz një nga figurat qëndrore në historinë e fotografisë

Alfred Stiglic konsiderohet si figurë qendrore në historinë e fotografisë. Ai e kaloi pjesën më të madhe të jetës në Nju Jork dhe në fillim të shekullit të 20 dokumentoi transformimin e qytetit në një metropol të madh. Por Nju Jorku në fotografitë e Stiglicit shpreh një ndjenjë vetmie, në kontrast me imazhin plot jetë dhe gjallëri të qytetit.

Në ekspozitën e hapur në Muzeun Seaport të Nju Jorkut janë paraqitur 39 fotografi të Stiglicit, të cilat ishin ekpozuar fillimisht 80 vjet më pare nga autori. Stiglic konsiderohet si figure gjigande e fotografisë. Ai ishte i aftë t’i kapërcente kufizimet teknike të kësaj forme të re mediash në dhjetëvjeçarët e parë të shekullit të 20-të. Kuratorja Boni Joçelson thotë se Stiglic iu kushtua fotografisë kur kamera ishte ende një instrument primitiv.

"Synimi i tij ishte të bënte gjëra që askush nuk mundet t’i bëjë, si fotografi gjatë natës, në stuhi, kur bie shi, në mbrëmje, ose në të gdhirë, kur ka shumë pak dritë."

Alfred Stiglic lindi në vitin 1864. Ai luajti një rol kyç në shndërrimin e medias në një formë arti dhe në nxitjen e fotografëve dhe piktorëve të tjerë të asaj periudhe. Kuratorja Joçelson thotë se puna e Stiglicit shpreh ndjenjën e vetmisë së thellë.

"Ai ishte njeri me emocione të thella, prandaj Nju Jorku i tij, sidomos në fotografitë e hershme, po në përgjithësi në të gjitha fotot e tij, nuk shpreh gjallërinë dhe energjinë karakteristike po paraqitet në këndvështrimin e vetmisë së autorit."

Një nga fotografitë e tij më të famshme, e bërë në vitin 1893, fikson në aparat vetminë e një karrocieri gjatë stuhisë. Stiglic thoshte se iu desh të priste i vetëm tre orë, për ta fotografuar atë.

"Një nga sekretet e kësaj fotografie, është se është e riformatuar, Fillimisht ajo ishte një foto horizontale dhe në anën tjetër të rrugës dukeshin njerëzit, pastaj fotografi e preu atë si foto vertikale, duke i hequr njerëzit."


Stiglic po ashtu dokumentoi në fotot e tij grataçielat e Nju Jorkut, shpesh nga dritarja e apartamentit të tij në Manhatan.
Kuratorja Bonnie Joçulson thotë se Nju Jorku ishte një qytet pionier i qyteteve moderne. Ajo thotë se njerëzit në mbarë botën e dallojnë qartë shpirtin e biznesit dhe të përparimit që ka fiksuar me kamerën e tij Alfred Stiglic. Ekspozita do të qëndrojë e hapur në Nju Jork deri në janar të vitit të ardhshëm.

XS
SM
MD
LG