Lidhje

Diktohen mbetjet e avionit algjerian në verilindje të Malit


Algeria - Burkina Faso
Algeria - Burkina Faso

Presidenti i Malit Ibrahim Boubacar Keita tha se ekipet e kërkimit kanë diktuar mbetjet e një avioni të kompanisë Air Algerie që u zhduk gjatë një fluturimi nga Burkina Faso për në Algjeri.

Z. Keita thotë se mbetjet e avionit janë diktuar në verilindje të Malit, në mes të rajoneve shkretinorë Aguelhoc dhe Kidal. Ai e bëri njoftimin gjatë një takimi në kryeqytetin, Bamako.

Ende nuk është njoftuar nëse ka të mbijetuar. Autoritetet thonë se në bord ishin 116 njerëz.

Në kërkim marrin pjesë avionë luftarakë francezë me bazë në Afrikën Perëndimore. Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius u tha gazetarëve se kishte mundësi që avioni “të ishte rrëzuar”.

Agjencia algjeriane zyrtare e lajmeve thotë se avioni ishte parë për herë të fundit në radar ndërsa fluturonte mbi qytetin Gao të Malit, pasi ishte nisur nga Ouagadougou, ku kishte pasur njoftime për stuhi.

Air Algerie tha në një deklaratë se mes pasagjerëve ishin 50 shtetas francezë, 24 nga Burkina Faso, tetë nga Libani, gjashtë nga Spanja, gjashtë nga Algjeria dhe disa të tjerë nga vende të tjera.

XS
SM
MD
LG