Lidhje

I paqartë fati i pengjeve në Algjeri


Një agjenci lajmesh në Mauritani citon një zëdhënës të militantëve të ketë thënë se 34 pengje dhe 15 rrëmbyes mbetën të vrarë kur helikopterët algjerianë sulmuan militantët ndërsa përpiqeshin të lironin pengjet

Fati i pengjeve në një impiant gazi në Algjeri është i paqartë, pas sulmit të ndërmarrë nga forcat algjeriane ndaj objektit në përpjekje për t’i liruar pengjet nga militantët e lidhur me al-Kaidën.

Një agjenci lajmesh në Mauritani citon një zëdhënës të militantëve të ketë thënë se 34 pengje dhe 15 rrëmbyes mbetën të vrarë kur helikopterët algjerianë sulmuan militantët ndërsa përpiqeshin të lironin pengjet.

Por ky lajm nuk është konfirmuar nga burime të pavarura.

Ndërkohë, agjencia e lajmeve e Algjerisë, duke cituar burime lokale, tha se ushtria ka liruar katër prej të huajve. Njoftimet fillestare thonë se pengjet e liruara ishin një kenian, një francez dhe dy persona nga Mbretëria e Bashkuar.

Besohet se në mesin e pengjeve ka disa shtetas amerikanë. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney tha sot se Shtetet e Bashkuara janë duke e vëzhguar situatën nga afër.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG