Lidhje

Algjeria: Liruam 100 pengje


Agjencia algjeriane e lajmeve njofton se afro 100 pengje të huaja, të kapur nga ekstremistët islamikë në një kompleks për nxjerrjen e gazit, janë liruar.

Njoftimi i sotëm nga agjencia shtetërore e lajmeve, që citon zyrtarë të paidentifikuar të sigurisë, thotë se ekstremistët kishin rrëmbyer 132 shtetas të huaj, kur sulmuan kompleksin në Algjerinë lindore të mërkurën.

Po sipas agjencisë, operacionet vazhdojnë dhe forcat speciale po negociojnë me ektremistët që ende mbajnë një grup pengjesh.

Njoftimet nuk janë konfirmuar nga burime perëndimore. Besohet se mes të pengjeve kishte shtetas nga afro 10 vende. Qeveritë e vendeve përkatëse kanë shprehur zhgënjim që nuk u informuar nga qeveria algjeriane për planet e sulmit.

XS
SM
MD
LG