Lidhje

Algjeri, gjenden trupa të tjerë pa jetë në kompleksin e gazit


Në Algjeri zyrtarët thonë se gjatë kërkimeve në një kompleks për nxjerrjen e gazit në lindje të vendit, që u sulmua nga militantë islamikë, forcat e sigurisë gjetën 25 trupa të tjera të pengjeve të vrarë.

Ata thanë se trupat duket të ishin të disa prej qindra pengjeve, që ishin punonjës vendas dhe të huaj dhe që u kapën nga militantët të mërkurën. Ministria e Brendëshme tha dje se forcat e sigurimit arritën të lirionin gjatë një operacioni 107 pengje të huaja dhe 685 algjerianë dhe se numri i të vrarëve ishte 23 pengje dhe 32 militantë.

Kryeministri britanik David Cameron tha sot se ishte konfirmuar vrasja e tre pengjeve britanikë dhe se mendohet të jenë vrarë edhe tre të tjerë. Shtetet e Bashkuara konfirmuan vrasjen e një amerikani mes pengjeve. Presidenti Obama bëri dje një deklaratë me shkrim, ku thonte se amerikanët luten për familjet e viktimave. Ai e dënoi aktin e rrëmbyesve.

XS
SM
MD
LG