Lidhje

Ali Khamenei paralajmëron SHBA, Izraelin të mos sulmojnë objektet bërthamore


Ali Khamenei paralajmëron SHBA, Izraelin të mos sulmojnë objektet bërthamore
Ali Khamenei paralajmëron SHBA, Izraelin të mos sulmojnë objektet bërthamore

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollahu Ali Khamenei i paralajmëroi Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin të mos i sulmojnë objektet bërthamore të vendit, ose në të kundërt Teherani do t’i përgjigjet një veprimi të tillë me “grushte të hekurta”.

Në një fjalim të transmetuar në televizion, Ajatollahu iranian tha se vendi i tij nuk synon të fillojë një konflikt të ri. Por ai shtoi se Irani do të kundërpërgjigjet. Këto janë komentet më të forta që kur zyrtarët izraelitë bënë dje referenca lidhur me një sulm të mundshëm kundër programit bërthamor të Iranit.

Izraeli dhe Perëndimi dyshojnë se Irani po përpiqet të prodhojë armë bërthamore, duke i maskuar kërkimet në këtë fushë me ato për synime civile.

Agjencia Bërthamore e Kombeve të Bashkuara, publikoi të martën një raport, që citon fakte që i cilësonte të besueshme mbi përpjekjet e Iranit për ndërtimin e një bombe bërthamore. Agjencia shprehu shqetësime serioze për programin bërthamor të Iranit, duke thënë se megjithëse disa komponente të tij mund të kenë aplikime civile, të tjera janë të lidhura me armët bërthamore.

Presidenti iranian i hodhi poshtë akuzat se programi bërthamor i vendit ka qëllime ushtarake dhe u zotua se vendi i tij nuk do të rëhiqet asnjë grimë nga aktiviteti bërthamor.

XS
SM
MD
LG